DVP Durrës
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin G. Gj., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.