DVP Durrës – U kapën në flagrancë në një lokal, duke organizuar lojëra fati, me celularë, procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Durrës

U kapën në flagrancë në një lokal, duke organizuar lojëra fati, me celularë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. M., 19 vjeç dhe N. H., 34 vjeç, të dy banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.