Vijojnë kontrollet e përbashkëta të kryera nga Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transpotit Rrugor Korçë, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të errësuar, në kundërshtim me ligjin.
Krahas tyre, janë ushtruar kontrolle edhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në akset rrugore urbane dhe interurbane.
Në këtë kuadër gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Korçës, janë evidentuar në shkelje të ligjit 8378, datë 22.07.1998, neni 72.9.12 ; VKM nr. 153, datë 07.04.2020 dhe udhëzimit nr. 5, datë 07.10.2019, “Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe homologuara nga prodhuesi për përdorimin e tyre në autovetura” të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në total 27 drejtues drejtues mjeti.
Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, nga strukturat e policisë rrugore janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, nga të cilët 3 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe 3 të tjerë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ku njëri prej drejtuesve nuk iu bind dhe kundërshtoi urdhrin e punonjësit të policisë për kryerjen e alkooltestit.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 442 drejtues mjetesh.
4 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
6 drejtues janë proceduar administrativisht për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
102 drejtues për tejkalim shpejtësie edhe parakalime të gabuara.
Janë vendosur 137 masa administrative për qendrim të gabuar.
Janë pezulluar 5 leje drejtimi, nga të cilat 2 për pije alkoolike, 1 për shpejtësi dhe 2 për shkelje të tjera.
Janë vendosur 197 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ushtruar kontrolle përsa i përket drejtuesve të mjeteve që rezultojnë debitorë për gjoba të policisë rrugore. Për këtë qëllim janë kontrolluar 190 mjete, nga të cilët 24 raste kanë rezultuar me masa administrative të palikujduara dhe kanë paguar detyrimet përkatëse.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, do të vijojë me kontrollet e vazhdueshme në të gjitha akset rrugore për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.