Vijon puna për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, 2 pronarë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 1 lokal në Fushë Krujë dhe 1 në Manzë, në të cilët ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit në Manzë, shtetasit, A. M., masën administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit në Fushë Krujë, shtetasit Xh. B., masën administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.