Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Kavajë
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Kryeluzaj, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Shijak
- U arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte vëllanë e tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Durrës
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së detyrës;
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Ç., 16 vjeç dhe R. T., 17 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. H., 52 vjeç.
Sektori i Policisë Rrugore
- U arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– U arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur një shtetase 66 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi K. B., 66 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.