DVP Durrës
Krujë/Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar.
Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Larushk, Krujë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve F. Ç., 47 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç (vëllezër), banues në Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka goditur motoçikletën me drejtues shtetasin I. V., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
A. N., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Informacione paraprake
Durrës/ Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Krujë/ Më datë 09.08.2021, rreth orës 23:25, në Fushë Krujë, ka rënë zjarr në dyqanin me goma të përdorura në pronësi të shtetasit R. K. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.