DVP Durrës
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:
M. B., 33 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në lagjen nr. 6;
B. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. Sh., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.