DVP Durrës
•Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital.
•Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:
A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi të paligjshme;
B. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen E. J. dhe ka dëmtuar automjetin e saj, me sende të forta;
V. K., 46 vjeç, banues në Moldavi, pasi në Porto Romano, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.