Durrës
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit:
-S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundështuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat;
-Xh. Y., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
•Më datë 14.10.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasja F. V., 38 vjeçe, se në orët e para të mëngjesit të kësaj datë, është larguar nga banesa, nëna e saj, shtetasja Xh. V., 66 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 38-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 66-vjeçares.
•Sot, në mëngjes, në rrugë, në lagjen nr. 11, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Po hetohet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.