Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur sende personale në automjetin në pronësi të shtetasit D. A.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. S., 66 vjeç dhe I. S., 34 vjeç, të dy banues në Rrashbull, pasi kanë goditur me grushte shtetasin B. B., 60 vjeç, banues në Rrashbull, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetësja M. Ll., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 7 Durrës, se në hyrje të pallatit ku ajo banon, një shtetas i ka vjedhur telefonin dhe protofolin me sendet personale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.