DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Borakë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, bashkëshorten e tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. C., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin V. Sh. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale;

K. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

B. K., 51 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në Vlorë, se ka më shumë se një muaj që ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. M., 62 vjeç, banues në Durrës, i cili është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.