DVP Durrës
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Durës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), të dy banues në Durrës, familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. H., 49 vjeçe dhe R. L., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi F. Ç., 65 vjeç, banues në Durrës, se këta shtetas i kanë marrë një shumë parash, duke e kanosur me mjet prerës, në banesën e shtetases A. H.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur ka përplasur një automjet të parkuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, se dje, këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës;
E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i bashkisë Kavajë, se dje, në ambientet e një subjekti privat, këta dy shtetas e kanë goditur me grushte dhe me shkelma, për shkak të detyrës.
Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim.
Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja G. I., 36 vjeçe, banuese në Xhafzotaj Durrës, se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.