DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën shtetasin G. N., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., 47 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasen A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë është paraqitur shtetasi S. C., banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 31.03.2025, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja K. C., 41 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.