DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Kundërshtoi punonjësit e Policisë që ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit ndërmjet tij dhe një shtetasi tjetër, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Gjepale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tij dhe shtetasit T. M. Pas venies në pranga, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 33-vjeçarit, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan shtetasin V. T., 44 vjeç, banues në Durrës dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 35 vjeç. 44-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 13, Durrës, një mjet pune, me vlerë 800 euro, i cili u gjet në një ambient që e administronte 35-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.