DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin T. Z., 47 vjeç, banues në Durrës, caktuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, për veprën penale “Goditje për shkak të detuyrës”, dhe shpallën në kërkim shtetasin P. Ll., 64 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Ditën e djeshme, në Fermë Sukth, në banesën e shtetasit P. Ll., kushëriri i tij, shtetasi A. A. ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e Policisë që po kryente verifikimet për ndërtim të paligjshëm. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. Ll.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 49 vjeç dhe K. R., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.