DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 27 vjeç, banues në Kashar, Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 37 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi A. T. u kap në lokalin e shtetasit R. Xh., duke konsumuar lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ia kishte blerë po këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 18.01.2025, ka thyer xhamat e një automjeti dhe ka tentuar të vjedhë disa sende.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 52 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, me një shumë parash, për të shmangur masën administrative.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.