DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër , pasi u kapën në flagrancë në një lokal, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se një lokal në Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive). Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi K. D., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. A., 32 vjeç, banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.