Durrës
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
E. J., 37 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
F. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
E. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen P. N., 33 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
F. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit F. Q., E. K., O. B., R. T, dhe S. H, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar filluan procedimin në gjendje të lirë shtetasin N. I., 32 vjeç, banues në Lushnjë, për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.