DVP Durrës
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, shtetasit K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartmenti.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
T. B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. K., 78 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve;
Q. B., 68 vjeç, banues në Shënavlash, pasi automjeti që e drejtonte në gjëndje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.