Durrës
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij, pa leje drejtimi.
M. J., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin e tij pa leke drejtimi. Si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të liri për shtetasin K. M., 16 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në motomjet, të cilit ju gjetë dhe ju sekuestrua një sasi lëndë narkotike.
A. R., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij në gjëndje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.