DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin M. L., 31 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. N., 42 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi janë kapur në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 15, duke vënë baste sportive, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
Në vijim të informaconit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.