DVP Durrës
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
K. R., 21 vjeç, banues në Laç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin F. V., 61 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
E. C., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me kangjellat kufizuese të rrugës;
D. F., 25 vjeç, banues në Jubë, Durrës, dhe S. S., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.