DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Town”

DVP Durrës

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Town”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës policore, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.