DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Spots”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe pronës.
-Vodhën materiale ndërtimi në një kompani, vihen në pranga magazinieri i kompanisë dhe pronari i një subjekti për tregtimin e materialeve të ndërtimit, që furnizohej nga kjo kompani.
-Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje në banesa dhe biznese të ndryshme. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një kompanie, për vjedhjen e materialeve të ndërtimit, nga magazinieri i kompanisë, kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e vjedhjes.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. A. ka shpërdoruar detyrën si magazinier i kompanisë për prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në bashkëpunim më shtetasin R. K., pronar i një subjekti tregtar që furnizohej me materiale ndërtimi nga kjo kompani, kanë vjedhur disa herë, gjatë muajit nëntor, materiale të ndryshme ndërtimi, nga kompania.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 54 thasë me materiale ndërtimi që dyshohet se janë vjedhur nga këta shtetas.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit O. A., 32 vjeç dhe R. K., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës hetimore dhe policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe nxjerren e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
A. I., 21 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë ditën e djeshme, duke vjedhur materiale të ndryshme, në një lokal.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i 2 vjedhjeve të tjera: më datë 29.11.2022, ka vjedhur disa mjete pune, në banesën e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Durrës, dhe më datë 17.112022, ka vjedhur materiale të ndyshme elektrike, në një pallat në restaurim, në lagjen nr. 3 Durrës.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.