DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Seaside”

DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Seaside”.

Shiste doza kanabisi në zonën e plazhit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste doza kanabisi, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Seaside”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

K. O., 23 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që ai e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në zonën e plazhit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.