DVP Durrës – Evidentohen dhe goditen 3 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

DVP Durrës

Evidentohen dhe goditen 3 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve intensive në ambiente të ndryshme.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit M. Rr., 29 vjeç, A. B., 19 vjeç dhe T. Sh., 48 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. R., H. K., B. M. dhe A. M., të gjithë banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.