DVP Durrës – Arrestohen në flagrancë 10 shtetas

DVP Durrës
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit.
Vihen në pranga dhe 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin E. P., dhe pasagjer shtetasin P. C.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 43 vjeç dhe P. C., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celularë dhe një grirëse hashashi.
-‐
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”, shtetasin V. K., 47 vjeç, banues në Qerek, Krujë, pasi me mjetet e tij në aksin rrugor Rinas-Kashar, ka dëmtuar trotuarin.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjëndje të dehur;
F. Gj., 30 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjëndje të dehur;
D. J., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
T. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
A. G., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.