DVP Durrës/Arrestohen 4 shtetas

DVP Durrës

U kap në flagrancë duke vjedhur në një market, ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasi L. G., 34 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market në lagjen nr. 4 Durrës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës kapën dhe vunë në pranga 2 shtetas që ishin në kërkim për vjedhje, konkretisht shtetasit:
D. H., 48 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, pasi dyshohet se më datë 10.07.2025, ka vjedhur një vegël pune në një banesë në fshatin Katund i Ri;
H. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 16.07.2025, ka vjedhur disa pajisje elektrike në pronësi të shtetasit A. P., në lagjen nr. 4.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.