Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. D., 39 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore.
_
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. D., 57 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.