Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjetin e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 22 vjeç, banues në Dibër. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një subjekti (bilardo), në përdorim nga 22-vjeçari, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, letra bixhozi dhe çipsa që përdoren për lojëra fati.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.