DVP Dibër /Procedohen penalisht 3 shtetas për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Shërbimet e Policisë Rrugore, si rezultat i kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, kanë evidentuar 3 raste të drejtimit të motomjeteve, pa leje drejtimi. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit F B., 17 vjeç; S.J., 31 vjeç; K.V., 16 vjeç, të tre banues në Dibër, të cilët u konstatuan duke drejtuar motomjetet e tyre, pa u pajisur me leje drejtimi.
Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në aksin rrugor Bulqizë – Shupenzë, shtetasi anglez B.H., duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E.M. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar shtetasi anglez, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet procedurale në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi Z.M., 70 vjeç, banues në Gjoricë, duke transportuar me një kafshë pune lëndë drusore në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjoricë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.