DVP Dibër
Procedohen penalisht 2 shtetas që shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në kundërshtim me ligjin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, gjatë kontrolleve në dyqane dhe ambiente të tjera, gjatë periudhës festive, që kryhen në zbatim të planit kombëtar të masave, kundër përdorimit dhe/ose tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, konstatuan dhe goditën 2 raste të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: L.S., 26 vjeç, dhe F.S., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në dyqanet e tyre u gjetën fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.