DVP Dibër – Goditen 3 raste të lojërave të fatit

DVP Dibër

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën duke evidentuar e goditur 3 raste.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit J.M., 38 vjeç; M.Sh., 28 vjeç; dhe L.P., 17 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë, pasi gjatë këqyrjes së celularëve të tyre u konstatuan faqe të hapura për ushtrimin e paligjshmë të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.