DVP Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, arrestoi në flagrancë shetasin J.S., 22 vjeç, banues në Peshkopika, pasi ka tentuar të futej në stadium gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, e cila me vendim të Federatës së Futbollit do të zhvillohej pa spektatorë, dhe ka kundërshtuar me dhunë duke iu shkaktuar dëmtime trupore dy efektivëve të policisë.
Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J.F., 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi duke kryer manovra në rrugë me automjetin e tij, ka dëmtuar disa pemë dekorative.
Komisariati i Policisë Mat, referoi matetialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.L., 42 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.