Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të zjarrvënies së qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat dhe Bulqizë referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. K., banues në Klos dhe A. O., banues në Gjoricë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndezur zjarr përkatësisht në fshatrat Plan i Bardhë dhe Gjoricë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe pyjore.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.