Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. M., 20 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. T., 47 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme, duke kryer manovrën indietro, ka aksidentuar lehtë me automjet, shtetasin F. M., 53 vjeç, këmbësor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. Z., 49 vjeçe, banuesë në fshatin Xath, pasi ka kallëzuar shtetasja A. P., 49 vjeçe, se gjatë një konflikti verbal, kjo shtetase e ka fyer dhe ka shpifur për të.
-Më datë 22.05.2025, shtetasi K. L., 58 vjeç, ka kallëzuar se i kanë dëmtuar xhamat dhe dollapët në banesën që e ka me qira, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.