DVP dhe DVKM Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 39 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër me dëmtime në pjesën e barkut, shtetasi T. F., 23 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka sqaruar se është dëmtuar aksidentalisht me një motomjet në fshatin Zogaj. Punohet për sqarimin e rrethanave te rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 35 vjeç, dhe G. Q., 24 vjeç, banues në fshatin Balshaj, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Bajzë dhe patrullën Frontex, duke peshkuar me pajisje me elektricitet, në liqenin e Shkodrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.