DVP dhe DVKM Kukës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP/DVKM Kukës

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Sh., 58 vjeç, pasi në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. 58-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin K. G., 36 vjeç, banues në Kukës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 69 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar lehtë në dorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 64 vjeç, banues në Zvicër, dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kosovë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në afërsi të fshatit Debrunë, në automjetin në pronësi të shtetasit L. D., të cilin e drejtonte shtetasi B. D., u gjetën dhe u sekuestruan mallra të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, rezultoi se automjeti ishte kaluar ilegalisht në kufi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.