DVP dhe DVKM Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasi B. I., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja E. M., 43 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi 43-vjeçaren, shtetasin D. Xh., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qakullimit rrugor”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Podgorie, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkellja e rregullave të qarkullimit rrrugor”, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e spitalit të Korçës, ka vjedhur sende personale të një infermieri dhe një pacienti.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Q., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Qatrom, mbrëmë, rreth orës 20:00, dyshohet se në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës dhe është dëmtuar në kokë. 22-vjeçari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. Ç., 42 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Velçan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirir shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.