Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, banues në Dibër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar autobusin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.