DVP dhe DVKM Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 29 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan 81 kuti me cigare elektronike dhe 29 litra vaj lubrifikant për automjete, të padeklaruara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 31 vjeç, banues në Shijak, pasi mbrëmë, ka tentuar të vjedhë në një banesë në lagjen nr. 1, Durrës;
J. M., 34 vjeç, banues në Katund-Sukth dhe N. P., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në bregdet, në Sektor Rinia.

-shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 45 vjeç dhe A. M., 33 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në bregdet, në Sektor Rinia.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.