DVP Berat – Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim policor.

Arrestohet një shtetas tjetër për veprën penale “Vjedhja”

-Berat/Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve M.K., 25 vjeç dhe M.B., 30 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, pasi në datë 08.09.2021, në lagjen “Donika Kastrioti”, kanë vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit të rrugës.

-Skrapar/Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor P.M., 30 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë më datë 06.09.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Poliçan/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.A., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap duke u larguar për në Tiranë me disa bizhuteri që dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetases V.L.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.