DVP Berat – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale

Goditet 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar konstatuan 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht shtetasit A.G., 35 vjeç, dhe K.G., 31 vjeç, të dy banues në Çorovodë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit A.G., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi K.G.
—————-
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Poliçan-Berat, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
—————
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht shtetasen P.O., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S., 25 vjeç, banues në Berat, se kjo shtetase me anë të mashtrimit i ka përvetësuar një shumë eurosh.
—————
Në Stacionin e Policisë Dimal, ka bërë kallëzim shtetasja H.B., se i është larguar nga banesa vjaza e saj, shtetasja M.B., 37 vjeçe, banuese në Samaticë, Dimal. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.