Goditen 2 raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit J.T., 33 vjeç, dhe E.Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve që ata posedonin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.
——————–
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u arrestuan në flagrancë dy shtetas.
Sh.Sh., 57 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në aksin rrugor Dimal-Kuçovë, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
L.Q., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Berat-Poliçan, ka aksidentuar një shtetas 6-vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.