DVP Berat – Vihen në pranga 2 shtetas

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u arrestua në flagrancë shtetasi L. F., 51 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u evidentua ndërhyrje në matësin elektrik që furnizonte banesën dhe lokalin e tij.

Gjithashtu, nga të njëjtat shërbime u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. F., 40 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat, pasi ka ndërtuar një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.