DVP Berat/Qarkullonte me automjet, me armë të ftohta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari

DVP Berat

Qarkullonte me automjet, me armë të ftohta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 mjete prerëse (thika).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndaluan në rrugën Berat-Dimal, automjetin me drejtues shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit M. R, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.