Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u procedua penalisht shtetasja M. K., 54 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi në banesë, pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u procedua penalisht shtetasi E. R., 17 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrolli t tëushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.