Procedohen penalisht 4 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit G.D., 46 vjeç, A.V., 20 vjeç dhe 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit që administrohej nga shtetasi G.D., në fshatin Vodëz, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
U procedua penalisht shtetasi G.G., 38 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Polovinë gjatë kontrollit në lokalin e tij është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
—————–
Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasi I.B., se i është larguar nga banesa djali i tij shtetasi H.B., 26 vjeç, banues në Lapardha, Berat. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.