DVP Berat/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dimal 2″

DVP Berat/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dimal 2″.

Shitnin doza Kokaine në qytetin e Dimalit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëlla e motër).

Sekuestrohen një sasi Kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza Kokaine në këtë qytet.

Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin këta shtetas dhe kontrollit në banesën e tyre, u gjetën doza Kokaine, 1 peshore elektronike, shuma parash dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.