DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht 5 shtetas.

F.D., 39 vjeç, banues në Novaj, Skrapar, pasi u konstatua nga shërbimet e IKMT, në vendin e quajtur fabrika e ujit “Bogova”, me një mjet të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit F.Z., 44 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat dhe Ç.K., banues në lagjen “Estref Caka”, Çorovodë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u procedua penalisht shtetasi N.S., 54 vjeç, banues në Skrevan, Dimal, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me IKMT, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

—————–

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasve:

A.Sh., 24 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Market Berat”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 47 vjeçe, banuese në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.